Loading…

Dokumentari i rrallë: Ushtarët SHBA’së tregojnë se si u kërcënuan nga serbët në veri

  • 21/05/2019 | 10:56

Dokumentari i rrallë: Ushtarët SHBA’së tregojnë se si u kërcënuan nga serbët në veri

NRA Life of Duty – ka bërë një dokumentar interesant ku i kushtohet Mitrovicës së Veriut, atje flitet për rrezikshmërinë, kontrabandën, krimin e organizuar e deri tek kërcënimet e ushtarëve amerikan nga serbët e veriut, transmeton Gazeta Metro.


Në dokumentarin e realizuar nga reporter amerikanë, shpjegohet e gjithë situata në Veri të vendit, aty tregohet se si serbët dhe strukturat paramilitare të Serbisë nuk pranojnë shtetin e Kosovës dhe e kontestojnë pavarësinë e vendit.

James Sandomierski, përfaqësues i bllokut të sigurisë dhe informacionit, tregoi për sfidat që kanë hasur gjatë intervenimeve në veri.

“Serbët në veri dëshirojnë që të shqetësojnë kosovarët. Ata rezistojnë që të mos e lejojnë Qeverinë e Kosovës të ketë kontrollin në veri. Ne kemi hequr diçka që ata e konsiderojnë bllok strategjik i rrugës. Ne e hoqëm atë dhe serbët ishin mjaft të shqetësuar. Për 3 javë nuk kemi qenë aspak të qetë sepse kemi marrë kërcënime direkte nga serbët. Ka shumë trafikim të njerëzve”, deklaroi Sandomierski.

 

Bradly Shields, po ashtu nga ushtria amerikane, thotë se shërbimi në Kosovë është krejt ndryshe nga shërbimet e ushtrisë amerikanë në Irak apo Afganistan.

“Prej 30 shteteve të ndryshme të Amerikës ka rreth 800 ushtarë që shërbejnë për ruajtjen e paqes në Kosovë. Në krahasim me vendet tjera ku shërbejmë si në Irak apo Afganistan, Kosova ka qenë krejt ndryshe”, tha Shields.e.

Kurse Phil Koth, po ashtu nga ushtria amerikane, thotë se problemi më i madh që kanë kosovarët me serbët është se këta të fundit nuk e njohin Kosovën si shtet, dhe si rezultat kanë vështirësi të qarkullimit.

“Problemi më i madh që kanë kosovarët është se serbët ne veri nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë probleme që të lëvizin në atë pjesë të cilën e konsiderojnë si pjesë të shtetit të tyre” u shpreh kapiteni Phil Koth.

Ndryshe, në katër komunat veriore të Kosovës, këtë të diel janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, ku fituan bindshëm kandidatët e Listës Serbe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë