Loading…

Dolberg: E kam pritur këtë moment, sot gjithçka shkoi mirë

  • 26/06/2021 | 22:20

Dolberg: E kam pritur këtë moment, sot gjithçka shkoi mirë

Lojtari i ndeshjes, Kasper Dolberg ka folur pas ndeshjes me Uellsin.


Dolberg shkëlqeu gjatë pothuajse gjithë takimit me paraqitjen e tij fantastike ku ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtësit e Uellsit, shkruan lajmi.net.

Ishte vet Dolberg i cili shënoi dy golat për Danimarkën. Dolberg shënoi në min 27′ golin e parë dhe në pjesën e dytë, shënoi në min 48′ për ta gjunjëzuar Uellsin dhe për ta dërguar Danimarkën në çerekfinale.

Pas ndeshjes ai u shpreh që e ka pritur shumë këtë moment.

“Sigurisht që jam i lumtur. Kjo është diçka që unë kam qenë duke pritur, sidomos ulur në stol”, tha Dolberg.

“Sot kur po shëtisnim nëpër qytet dhe po shkonim në stadium, ishte një ndjenjë shumë, shumë e veçantë për mua. Sot, gjithçka shkoi mirë”, përfundoi Kasper Dolberg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë