Loading…

Dolën këta: PSD’ja me aksionin e radhës, mbush Ministrinë e Shëndetësisië me letra tualeti e fotografi të klinikave

  • 19/09/2023 | 18:11

Dolën këta: PSD’ja me aksionin e radhës, mbush Ministrinë e Shëndetësisië me letra tualeti e fotografi të klinikave

Partia Socialdemokrate gjatë kësaj të marte ka ndërmarrë një aksion para Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Metro.


Aktivistët e PSD’së, kanë vendosur foto të disa prej Klinikave të QKUK-së ku është shfaqur gjendja në të cilën gjenden këto klinika.

Ty janë shfaqur fotografi të ndryshme që tregojnë për gjendjen e rëndë në ambientet e klinikave të QKUK-së.

Postimi i plotë:

Këto fotografi që po i shihni nuk janë të viteve 80’ta, as 90’ta. I kemi realizuar javën e kaluar në spitalet e Kosovës. Edhe meqë ministri nuk po del në terren me u njoftu e me ndryshu gjendjen, ia kemi sjellë këtu. Ndoshta ia ndërrojmë mendjen.

Kjo ekspozitë është një dëshmi tronditëse e papërgjegjësisë dhe injorimit nga Ministria e Shëndetësisë ndaj shëndetit publik.

Nëse infrastruktura bazë aty ku shërohemi është në këtë gjendje, si munden me qenë nivelet tjera të shërbimeve shëndetësore. Sot kemi rradhë të gjatë të pritjeve për intervenime në secilën klinikë. Kemi mungesë aparaturash e staf shëndetësor që largohet nga vendi. Ka mungesë të barnave esenciale për pacientë. E për ma keq, kemi hapësira spitalore në këtë gjendje.

Ministri mbështet spitalet private me udhëzime administrative.

Hapësirat e spitaleve tona duhet të jenë vendet ku përmirësohet shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve, por në vend të kësaj, janë hapësira me potencial të infektimit e sëmundjes.

Shëndeti është e drejtë themelore e njeriut e kjo gjendje është fyerje ndaj çdo qytetari, e poashtu ndaj profesionistëve të shëndetësisë që punojnë me devotshmëri për të mbrojtur jetët dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Dështimi i Qeverisë për të ndarë fonde të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe për të përmirësuar shërbimet shëndetësore nuk është vetëm gabim politik, është dështim serioz moral. Është një keqpërdorim i besimit të qytetarëve për mirëqenien e tyre.

Neve s’na duhet ministër pedant e me mindil, na duhen spitale t’pastra e higjienike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë