Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e dytë të Ballkanit në Ligën e Konferencës, ndaj Dinamo Zagrebit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 5 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.
Klubi nga Theranda njoftoi sot se biletat mund t’i blini vetëm përmes platformës online. Çmimet e biletave janë nga 3 deri në 50 euro.