Loading…

Doli një asamblisti i VV’së që t’i sulmoj brutalisht pjesëtarët e FIT: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK’së

  • 09/12/2023 | 13:53

Doli një asamblisti i VV’së që t’i sulmoj brutalisht pjesëtarët e FIT: Hiqni uniformat dhe kartelat e PDK’së

Asamblisti i Vetëvendosjes (VV’së) në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Selman Sokoli i ka sulmuar brutalisht pjesëtarët e Njësisë FIT, të cilët bashkë me Sindikatën e Policisë protestuan para Qeverisë, duke i shfaqur 14 kërkesa, shkruan Gazeta Metro.


Sokoli ka shkruar se disa nga protestuesit me maska janë nga Prizreni dhe njihen si militantë të PDK-së.

Tutje ata i ka ftuar “t’i heqin uniformat, kartelat e PDK-së dhe të dalin krah për krahë me Rashit Qalajn”.

Postimi i tij i plotë:

Kosova ka votu masivisht VETËVENDOSJEn dhe koalicionin e saj për të mos u shantazhuar Qeveria. Disa nga Prizreni, pa maska i njohim si militantët e PDK-së, kështu që lëreni hajgaret, hiqni uniformat, edhe kartelat e PDK-së që i keni në formën e atyere të pasluftës me shqiponjë dhe dilni hapur krahë për krahë me Rashit Qalajn.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë