Loading…

Domate të bluara në shtëpi: Të përgatitura kështu, mund të ruhen deri në 2 vjet pa u prishur

  • 14/08/2022 | 11:20

Domate të bluara në shtëpi: Të përgatitura kështu, mund të ruhen deri në 2 vjet pa u prishur

Pavarësisht a e doni apo jo, domatja është e shëndetshme dhe do të duhej ta hanit sa më shpesh.


Domatet përmbajnë një thesar të vërtetë të vitaminave A dhe C, vitaminat B3 dhe B6; gjithashtu janë të pasura me magnez që lëviz muskujt tanë, klor dhe squfur që ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat të punojnë më mirë, gjë që është thelbësore në procesin e detoksifikimit të trupit.

Përbërësit:

– 10 kg domate,
– 5 lugë supe plot kripë,
– një qeskë pluhur rrushi për turshi,
– 2 tufa fletë majdanozi.

Përgatitja:

Lani domatet, pastroni pjesët rreth kërcejve, pastaj pritni trashë dhe bluani në makinën e mishit.

Me rastin e bluarjes përdorni një sitë më të rrallë, në mënyrë që domatet të mos shndërrohen në lëng.

Domatet e bluara hidhni në një tenxhere të madhe, shtojani kripën pluhurin e rrushit dhe fletët e majdanozit, të cilat më parë i keni grirë.

Të gjitha përzieni mirë me një garuzhdë druri dhe lërini të qëndrojnë së paku dy orë.

Edhe njëherë përzieni domatet, pastaj hidhni në kavanoza apo në shishe qelqi me grykë të gjerë, mbyllni hermetikisht dhe ruani në një vend të ftohtë.

Nëse ju pëlqen një shije pikante, grini disa speca djegës së bashku me domatet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë