Loading…

Domate të ziera pa konservans

  • 21/09/2019 | 09:27

Domate të ziera pa konservans

Ky kombinim interesant, me siguri që do t’ju kujtojë shijen e domateve në ditët e ngrohta të verës.


Përbërësit:

20 kg domate;
– 200 g kripë;
– 30 g sheqer;
– fletë selinoje dhe majdanozi;
– 1 spec i freskët i gjelbër;
– 1 filxhan i vogël alkool i fortë.

Përgatitja:

Domatet lani mirë në disa ujë, pastroni dhe pritni në feta.

Bluani në makinë për ndarje të farave dhe lëvoreve. Pastaj qiteni në tenxhere që të zihet dhe shtoni kripën, sheqerin dhe fletët e majdanozit dhe selinos dhe, sipas dëshirës, disa speca jodjegës të cilët më vonë mund t’i hiqni.

Nëse domatet janë të mishta dhe nuk kanë ujë duhet t’i vlojmë rreth 20 minuta.

Hiqni tenxheren nga zjarri dhe qiteni në shishe qelqi.

Celofanin njomeni në alkool, shtrëngojeni mirë në fytin e shishes dhe lidheni me llastik sa herë që të jetë e mundshme.

Sipër qitni edhe një celofan të thatë dhe atë lidheni me llastik.

Shishet e mbushura në këtë mënyrë lini në vend të ftohtë, mbuloni me batanije dy ditë që të ftohen gradualisht

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë