Loading…

Dominim total nga Ballkani në Turqi kundër Sivasspor, e jashtëzakonshme paraqitja

  • 06/10/2022 | 19:36

Dominim total nga Ballkani në Turqi kundër Sivasspor, e jashtëzakonshme paraqitja

Ballkani po shkëlqen në stadiumin ‘Yeni Sivas’ përballë Sivassporit. Një pjesë e parë e shkëlqyeshme nga të udhëhequrit e Ilir Dajës, të cilët arritën të rikthejnë rezultatin në 1-2 kundër klubit turk, transmeton Gazeta Metro.


Fillimisht, pas 33 sekondave lojë ishin vendasit që kaluan në avantazh me golin e shënuar nga mesfushori, Fredrik Ulvestad pas një pakujdesie në mbrojtje nga suharekasit.

Mirëpo, Ballkanit mori ‘lojën në dorë’ dhe filloi të kërkoi golin e barazimit, me dy mundësi shumë të mira për të shënuar që kishin Meriton Korenica dhe Arbër Potoku.

Por, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 20’të pas një supergoli të realizuar nga mbrojtësi, Armend Thaqi, i cili nga distanca lëshoi një goditje shumë të fortë dhe precize.

Kampioni në fuqi i Kosovës nuk e ndali hapin dhe shënoi edhe golin e epërsisë me anë të mbrojtësit të krahut të majtë, Arbër Potoku në minutën e 30’të.

Kujtojmë se përveç Ballkanit dhe Sivasspor në këtë grup janë edhe Slavia Prague dhe CFR Cluj, të cilat do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë