Sunaj Raça do të jetë prezent në FEEP- European Professional Photographer of the Year Awards 2017.
Ky Festival organizohet nga Federata e Fotografëve Evropian (The Federation of European Photographers), organizatë kjo kyqe në Evropë për të drejtat e autorësisë së fotografëve, organizimin e festivaleve dhe trajnimeve.
Don Raça do të przantohen me 3 fotografi në këtë festival.
Festivali mbahet në Cantani të Italisë, me 2 dhe 3 prill. Nata e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 4 prill. Fotografitë pjesëmarrëse do të vlerësohen nga fotografë të njohur evropian, ndër ta edhe Antonio Barella, shkruan Gazetametro.net
Sunaj Raça është aktor, regjisor i njohur shqiptar. Si regjisor Raça ka realizuar shumë filma të zhanreve të ndryshme, ndërsa vlen të veçohet filmi artistik i metrazhit të gjate i titulluar “Etjet e Kosovës“ si projekti i parë kinematografik pas luftës në Kosovë. /gazetametro.net