Presidenti amerikan, Donald Trump e ka falenderuar emisarin e SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për punën e bërë gjatë kësaj kohe, ndërsa e ka cilësuar si një njeri shumë të veçantë, shkruan Gazeta Metro.
Trump përmes një videoje që është publikuar në rrjete sociale, ka thënë se ambasadori Grenell ka bërë një punë të shkëlqyer.
Madje, presidenti amerikan tha se nëse rizgjidhet president, dëshiron që Richard Grenell të punojë sërish bashkë me të.
“Dua ta falenderoj Richard Grenell, ai është një njeri shumë i veçantë. Grenell ka bërë një punë të shkëlqyer, nëse rizgjedhem president, e dua sërish në Washington nuk do ta lë të largohet.  Unë dua që të falenderoj mikun tim Rick, sepse ai është një njeri shumë i veçantë. “, ka thënë Trump, përcjell Gazeta Metro.
https://www.instagram.com/p/CFmwjeOAJdQ/
Kujtojmë se Grenell ka qenë një prej diplomatëve amerikan më të përfolur gjatë këtyre ditëve.
Më 4 shtator, nën ndërmjetësimin e tij është nënshkruar një marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi e cila njëherit është cilësuar si historike.
Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje mori pjesë edhe presidenti Trump, i cili njëherit negiocoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, që përmes kësaj marrëveshje, të sigurohet edhe njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit.
Trump e kishte konsideruar këtë marrëveshje si një të arritur shumë të madhe, teksa pas përfundimit të takimit, tha se do të dëshironte që një ditë t’i vizitonte të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë./gazetametro.net