Loading…

Donald Trump i pafajshëm: Gjykata e Lartë e ShBA’së hodhi poshtë paditë kundër ish-presidentit

  • 25/01/2021 | 17:51

Donald Trump i pafajshëm: Gjykata e Lartë e ShBA’së hodhi poshtë paditë kundër ish-presidentit

Gjykata e Lartë e SHBA-së hodhi poshtë paditë kundër ish-presidentit, Donald Trump.


Paditë e ngritura e akuzojnë atë për shkeljen e dispozitave të Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit duke mbajtur në pronësi biznesit e tija, duke përfshirë një hotel pranë Shtëpisë së Bardhë, gjatë mandatit të tij, raporton cnn.

Gjyqtarët refuzuan urdhrat e gjykatave më të ulëta që lejonin procese gjyqësore – një e ngritur nga Uashingtoni dhe shteti i Marylandit dhe një e ngritur nga prokurorët.

Gjithashtu refuzuan të dëgjonin ankesat e Trumpit kundër atyre vendimeve. Ata urdhëruan gjykatat më të ulëta të pushojnë çështjet e diskutueshme.

Paditë pretendojnë se Trumpi shkeli dispozitat e Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit, i cili ndalon pranimin e dhuratave dhe parave nga qeveritë e huaja, por edhe ato të qeverive federale pa miratimin e Kongresit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë