Loading…

Donald Trump: Irani ka gabuar rëndë me rrëzimin e dronit

  • 20/06/2019 | 16:49

Donald Trump: Irani ka gabuar rëndë me rrëzimin e dronit

Incidenti i sotëm i rrëzimit të fluturakes amerikane mbi Ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik vetëm sa përkeqësoi situatën në lindjen e mesme, reagimin e Presidentit Amerikan, Donald Trump të gjithë e kanë pritur, transmeton Gazeta Metro.


Garda Revolucionare e Iranit e rrëzoi sot dronin modeli, RQ-4 Global Hawk, mbi hapësirën ajrore iraniane derisa amerikanët e pohojnë ndryshe, fluturakja u rrëzua mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare në ngushticën e Hormuzit.

Sot Komanda Qendrore e SHBA’së doli me njoftim ku sulmi u vlerësua si “sulm i pa provokuar”. Komanda Qendrore e SHBA’ve komandon me të gjitha trupat e të gjitha degëve të forcave ushtarake amerikane jashtë territorit të SHBA’së.

Javën e kaluar SHBA’të njoftuan se ky është sulmi i dytë mbi një fluturake amerikane këtë javë. Irani e ka mohuar supozimet e amerikanëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë