Loading…

Donaldi ‘shokon’ me deklaratën për Ilirin

  • 03/01/2022 | 08:45

Donaldi ‘shokon’ me deklaratën për Ilirin

Mbrëmë dy të nominuarit për të martën ishin Iliri dhe Sara.


Iliri si i preferuari i publikut pati mundësi të ndërronte veten me këdo.

Por ai kërkoi që të hiqte Sarën dhe të dilte në televotim kokë për kokë me Donaldin. Por kjo gjë nuk iu lejua dhe ai zgjodhi Dagz-in.

Sot Donaldi është shprehur i acaruar nga kërkesa e Ilirit.

Në një bisedë me Dagz-in ai u shpreh se Iliri kishte tendencë që ai si i preferuari i publikut do e eliminonte Donaldin.

Donaldi dha një deklaratë të fortë ku shprehu se po të dilte ai dhe Iliri të qëndronte do të vdiste nga inati.

‘Dua dua të dal me Donaldin në televotim. Arbana i thotë s’është kështu, ai dua, dua. Ai doli i preferuari i publikut dhe donte të më hiqte mua. E kupton? Unë çpohem këtu (te zemra) po të më heqi ai. Unë çpohem o çpohem nga inati’, tha Donaldi.

Iliri është shpallur shumë here i preferuari i publikut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë