Loading…

Donaldi ua kërkon paratë e fitimit të këngës së Yllit me Dj Pm dhe Dj Dagz

  • 15/03/2022 | 10:46

Donaldi ua kërkon paratë e fitimit të këngës së Yllit me Dj Pm dhe Dj Dagz

Donald Veshaj ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, aktori i humorit ka shmangur intervistat nëpër media por është angazhuar nëpër performanca në klube bashkë me Romeon dhe Elgit Dodën.


Së fundmi, ai ka treguar se ndodhet në Prishtinë ku dhe është takuar me Ylli Limanin. Ai ka ndarë një video në Instastory ku dëgjohet Ylli teksa i thotë se kënga “Besom” në bashkëpunim me Dj PM dhe Dagz ka shkuar afro 8 milionë klikime.

Ylli thotë se kënga e publikuar 4 vite më parë kishte 500 mijë klikime ndërsa tani ka arritur këtë shifër vetëm pasi u bë virale momenti ku Donaldi e këndonte në Big Brother. “Je në borxh” shprehet Donaldi me humor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë