Loading…

Donat Rrudhani asiston në golin e tretë për Young Boys

  • 14/08/2022 | 18:29

Donat Rrudhani asiston në golin e tretë për Young Boys

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka asistuar në golin e tretë të shënuar sot të Young Boys në fitoren me rezultat 3-0 kundër Servette, transmeton Gazeta Metro.


Young Boys vazhdoi serinë e mirë të rezultateve pozitive edhe sot, ku mposhti në shtëpi Servetten me rezultat 3-0.

Protagonist u bë edhe 23-vjeçari kosovar, i cili në minutën e 78’të asistoi për sulmuesin zviceran, Cedric Itten, për të realizuar golin që vulosi tre pikët.

Rrudhani nuk luajti nga minuta e parë në ndeshjen e sotme dhe hyri në fushë vetëm në minutën e 59’të, megjithatë arriti të lë ‘shenjë’.

Young Boys me këtë fitore arrin në kuotën e 11 pikëve nga pesë ndeshje, ndërsa gjendet në pozitën e parë në renditjen tabelare të Superligës së Zvicrës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë