Një grup serbësh kanë shkuar dhe janë fotografuar në selinë e grupit famëkeq mercenar rus Wagner, të udhëhequr nga krimineli rus Yevgeny Prigozin. Në fotografinë e publikuar shihet grupi i serbëve në qendrën e grupit mercenar në Shën Petersburg me flamurin me parullën ‘Donbas është Rusi – Kosova është Serbi”, transmeton Gazeta Metro.
Ishin hulumtuesit dhe gazetarët Samuel Ramani dhe Ivana Stradner që kanë shkruar në Twitter për kërcënimin e sigurisë që paraqesin për Ballkanin Perëndimor nga lufta hibride e Rusisë.
“Derisa Qendra e Wagner zyrtarisht fokusohet në të qenit qendra e çështjeve të sigurisë. Rusia me gjasë po kujdeset të krijojë një kastë të re teknologëve politik serbë për të nxitur protesta pro ruse dhe shkaktimin e përçarjes në Ballkan” ka shkruar Ramani, profesor në Universitetin e Oxford dhe kontribuues për gazetën The Washington Post dhe revistën Foreign Policy.
Ivana Strander, një hulumtuese dhe korrespodentë për Kyiv Post ka shkruar se grupi serb që vizitoi qendrën e Wagner kanë diskutuar organizmit të protestave në mbështetje të Rusisë.
Rishtas media shtetërore ruse Russia Today ka hapur redaksinë e saj në Serbi, duke nisur portalin e lajmeve me synim të hapjes së televizionit në një fazë të ardhshme.
Media tjetër shtetërore ruse Sputnik tashmë operon në Serbi ka kohë duke përhapur narracionin e pro Kremlinit./gazetametro.net
While the Wagner Centre is officially focused being an idea centre for security issues, Russia is likely grooming a new cast of Serbian political technologists to foment pro-Russian protests and sow discord in the western Balkans https://t.co/CpTPClqxAe
— Samuel Ramani (@SamRamani2) November 28, 2022