Loading…

Donika Emini: Për BE’në ky është treni i fundit për t’u rikyçur në procesin e dialogut Kosovë- Serbi

  • 07/07/2020 | 19:11

Donika Emini: Për BE’në ky është treni i fundit për t’u rikyçur në procesin e dialogut Kosovë- Serbi

Donika Emini, njohësja e çështjeve të Bashkimit Europian, ka thënë që Samiti i Parisit për BE-në, mund të jetë treni i fundit për t’u rikyçur në procesin e dialogut Kosovë- Serbi.

“Kjo është treni i fundit, vagoni i fundit për BE-në, pas 10 viteve të kaluara duke e fasilituar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dihet qartë, që ky procec ka lënë shumë për të dëshiruar, ka qenë një proces i cili përveç që ka shkuar ngadalë, ka dështuar edhe të arrijë normalizimin”.

Emini në Info Magazinë në Klan Kosova, ka thënë që po të kishte ndodhur takimi në Washington, sipas saj BE-ja nuk do të kishte më mundësi të kyçej në procesin e dialogut.

“Duke filluar nga Parisi, ka qenë një takim i paralajmëruar në 2019 dhe nuk ishte mbajtur pasi asokohe, Haradinaj nuk i kishte suspenduar tarifat dhe kjo ështw shtyrë për një kohë të pacaktuar. Gjatë gjithë kësaj kohe e kishte marrë Grenell nën kontroll procesin e dialogut dhe tash sikur po tentohet të rikthehet nga BE-ja”.

“Tash BE-ja, e ka një fuqi politike për të arritur diçka, pasi në krahasim me Shtëpinë e Bardhë, Brukseli nuk ka asnjë fuqi politike, as Lajçaku as Borrelli, pasi mandati i tij si udhëheqës i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së është shumë i limituar”.

“Fuqia qëndron në vendet anëtare, prandaj po fillojmë me Francën dhe Gjermaninë, sepse këto dyja vende, po dëshirojnë të çojnë mesazhin që megjithatë BE-ja, jo vetëm vullnetin politik por edhe fuqinë politike e ka për të sjell një marrëveshje të tillë”.

Sipas Eminit, në Kosovë ka probleme të brendshme që duhen zgjidhur.

“Hoti po shkon në Paris, ende pa e ditur në Kosovë a do të ketë mbështetje politike. A është PDK-ja ajo që do ta mbështesë Hotin, pasi s’mund të kalohet diçka e tillë dhe a është legjitime kjo Qeveri për të shkuar në një proces kaq të rëndësishëm për Kosovën”, është shprehur Emini.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë