Loading…

Donika Gërvalla del nga ‘përgjegjësitë’ e veta: U kërkon zyrtarëve të ministrisë dhe diplomatëve t’i raportojnë dy herë në ditë

  • 10/06/2021 | 09:44

Donika Gërvalla del nga ‘përgjegjësitë’ e veta: U kërkon zyrtarëve të ministrisë dhe diplomatëve t’i raportojnë dy herë në ditë

Me urdhër të ministres, Donika Gërvalla-Schwarz, zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), iu është kërkuar nga sekretari që të raportojnë për punën e tyre dy herë në ditë, paradite dhe pasdite, shkruan Gazeta Metro.


Ka disa ditë që zyrtarëve dhe diplomatëve të MPJD’së, me urdhër të Ministres përmes Sekretarit, iu kërkohet raportim për çdo veprim, edhe atë dy herë në ditë.

Metro ka siguruar edhe e-mailin zyrtar që iu është dërguar këtyre zyrtarëve dhe diplomatëve.

Aty shihet se nga ta është kërkuar raportim për pjesën e parë të punës që përfshin orën 15:45 deri në ora 08:30, dhe raportim për pjesën e dytë të punës nga 08:30 deri 15:45.

“Të nderuar/a, Të bashkëngjitur gjeni ditarin e raportimit ditor, përmes së cilit zyrtar, udhëheqës i divizionit dhe udhëheqës i departamentit duke përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm, duhet të raportojnë për punët e kryera në dy pjesët e ditës. Raportimi për pjesën e parë përfshin e-mailat e pranuara gjatë kohës nga ora 15:45 deri në ora 08:30 të ditës paraprake, ndërsa raportimi për pjesën e dytë që përfshin e-mailat, takimet zyrtare, punët, delegimi i punëve duhet të bëhet prej prej orës 08:#0 deri në orën 15:45 të ditës aktuale. Raportet të dërgohen dy herë brenda ditës në intervalin kohor 08:30 dhe 15:45 në e-mailin [email protected]”, thuhet në këtë email që ka siguruar Metro.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi, duke thënë se kryediplomatja Gërvalla-Schwarz, nuk do të duhej të kërkonte raportim të drejtpërdrejt nga shërbyesit civil sepse hierarkinë e raportimit e përcakton Ligji për Zyrtarët Publikë dhe jo stafi politik.

“Ministria ka 389 zyrtarë, dhe nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, brenda ditës do të jenë 778 raporte. Kjo metodë nuk prodhon cilësi në diplomaci, përkundrazi një kërkesë e tillë është e palogjikshme dhe e panevojshme. Qëllimi i këtij urdhëri mund të supozohet se është seleksionimi dhe diferencimi i diplomatëve të caktuar”, ka shkruar ajo.

Më poshtë postimi i plotë i saj. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë