Loading…

Donika Gërvallës po i hetohet pasuria, fshehu biznesin në Gjermani

  • 10/12/2021 | 16:30

Donika Gërvallës po i hetohet pasuria, fshehu biznesin në Gjermani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, po hetohet pasi që nuk e ka deklaruar saktë pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion, duke fshehur dy biznese dhe pasurinë e burrit e fëmijëve.


Disa javë më parë, në media u raportua se Donika Gërvalla ka një biznes në Gjermani në të cilin mban postin e drejtoreshës ekzekutive dhe ajo drejton Fondacionin “Jusuf Gërvalla”, raporton Demokracia.com.

Që të dyja këto pozita, kryediplomatja e Qeverisë së Kosovës nuk i ka raportuar fare në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Përveç kësaj, Gërvalla nuk e ka deklaruar pasurinë e bashkëshortit dhe as të anëtarëve të tjerë të familjes, anise kjo kërkohet në nenin 5 të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë.

Ligji për Deklarimin e Pasurisë e obligon secilin zyrtar me funksione të larta publike të deklarojë secilën pozitë tjetër në institucione publike ose private.

Mosdeklarimi ose deklarimi i rremë i pasurisë hyn te veprat e përcaktuara me Kodin Penal, përkatësisht nenin 430.2.

Lidhur me këtë, Demokracia.com ka pyetur në Agjencinë Kundër Korrupsion, të cilët kanë konfirmuar se Donika Gërvallës është duke iu bërë kontrolli i plotë i pasurisë.

“Ju njoftojmë se zyrtari i lartë për të cilën keni adresuar kërkesën në Agjencinë kundër Korrupsionit, është pjesë e kontrollit të plotë të pasurisë. AKK nuk mund të ofrojë më shumë informata”, kanë bërë të ditur nga AKK për Demokracia.com.

Ndryshe, në deklarimin e pasurisë që Gërvalla e ka bërë në vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, i figurojnë vetëm dy funksionet si ministre dhe zëvendëskryeministre. Nga këto dy pozita, ajo fitoi një mijë e 222 euro në muaj.

Po ashtu, Gërvalla nga institucionet gjyqësore gjermane ka pranuar të hyra prej 27 mijë eurosh. Gërvalla në raportimin e pasurisë posedon tokë bujqësore dhe një shtëpi, vlera e të cilave është 120 mijë euro, si dhe një veturë personale në vlerë prej 10 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë