Deputetja nga radhët e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka rezultuar pozitv me koronavirus bashkë me dy fëmijët e saj. shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, teksa ka treguar se është vetizoluar.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.
Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.
Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale./gazetametro.net