Loading…

Donnarumma befason Juventusin dhe Barcelonën për të ardhmen e tij

  • 06/06/2021 | 21:30

Donnarumma befason Juventusin dhe Barcelonën për të ardhmen e tij

Ka rritje të raporteve se Paris – Saint – Germain është në negociata të avancuara me ish-portierin e Milanit Gianluigi Donnarumma, pasi Juventusi dhe Barcelona duket se po tërhiqen.


“Sportitalia” kishte deklaruar tashmë më herët sot se gjigandët e Ligue 1 kishin rritur propozimin e tyre për portierin i cili tashmë është një lojtar i lirë..

Tani “Footmercato” në Francë tregon për negociata të avancuara me agjentin Mino Raiola, pasi Paris Saint-Germain dëshiron që marrëveshja të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, përcjellë KosovaPress.

Nga ana tjetër, duket se Juventusi dhe Barcelona nuk janë të gatshëm të përgjigjen me një propozim të tyre me vlera të shtuara.

“Bianconerët” dhe trajneri i tyre i ri Max Allegri kanë besim te Wojciech Szczesny, i cili do të ishte i vështirë për t’u shitur pa bërë humbje, ndërsa Barca qëndron pranë Marc-Andre ter Stegen.

PSG kohët e fundit zgjati kontratën e tyre me Keylor Navas, por ish-drejtori i Milanit Leonardo nuk dëshiron ta lerë këtë mundësi për t’u humbur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë