Loading…

Don’t mess with a Marine: Ja shkelën me të katra hajnat e armatosur kur u ndeshën me veteranin

  • 22/10/2021 | 15:24

Don’t mess with a Marine: Ja shkelën me të katra hajnat e armatosur kur u ndeshën me veteranin

Një ish marins i SHBA’së ndaloi një tentim plaçkitje të armatosur në një pompë benzine në Arizona kur i sulmoi të dy hajnat pa frikë e pa zgjatur fare siç u pa edhe në xhirimin e kamerave të sigurisë. Nuk është rastësi që amerikanët thonë mos u tall me një marins, transmeton Gazeta Metro.


Plaçka ju shkoi huq këtyre kriminelëve pasi u ballafaquan me veteranin amerikan që siç shihet në xhirim të kamerave, ai si klient e çarmatos njërin me sulm të furishëm duke e përplasur në tokë e tjetri ja mbathë shpejt duke ikur.

Zyra e Sherifit të qarkut Yuma në Arizona kanë njoftuar se klienti, i identifikuar si James Kilcer, 32 vjeç kishte mbajtur njërin prej hajnave deri në arritjen e patrullës.

Ata kishin shtuar se dy të dyshuar të tjerë kanë ikur kur kanë parë reagimin e menjëhershëm të klientit të rastësishëm në këtë biznes. Për fatin e tij të keq krimineli ishte adoleshent dhe tani është në mbajtje. Dy të dyshuarit e tjerë janë në kërkim ende nga autoritetet.

“Korpusi i Marinës më ka mësuar që të mos humb kohë” i ka thënë Kilcer oficerëve të policisë kur e pyetën se si ja doli që të mposhtë hajnin dhe të ketë situatën nën kontroll./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë