Loading…

‘Dora e Zotit’ Maradona po drogohet përsëri, xhirohet duke marrë një pako të dyshimtë

  • 18/02/2020 | 21:13

‘Dora e Zotit’ Maradona po drogohet përsëri, xhirohet duke marrë një pako të dyshimtë

‘El Pibe D’Oro’ Diego Armando Maradona, kthehet në vëmendje të opinionit publik përsëri kur e zuri kamera se si pranonte një pako të vogël gjatë ndeshjes me Rosoario Central në meksikë, transmeton Gazeta Metro.


Menjëherë me të arritur personi që po sillte dërgesën u aktivizuan asistentët e Maradona që ngritën për të mbuluar këndet nga ku mund kamerat të kapnin transaksionin nga ku shumica mendojnë se ishte narkotik.

Personi që e ka publikuar videon në rrjetin social Twitter ka shkruar se Maradona “ nëse më pyesni mua është e trishtueshme, Maradona ju ka kthyer veseve përsëri”.

Kishte edhe prej atyre që talleshin me këtë cen të kampionit të botës Maradona të cilët shkruanin se “sezoni i ri i Narcos po duket mirë”.

Kampioni i botës në futboll me Argjentinën në vitin 1986 dhe njëri prej futbollistëve më të vlerësuar në histori, Diego Armando Maradona, është i njohur për varësinë e tij ndaj kokainës dhe përfliteshin për skandale të tij gjatë kohë sa ishte kapiten në klubin italian Napoli.

Kur u konfirmua dhe u dënua ishte kampionati botëror i futbollit në SHBA në vitin 1994 kur u dënua nga FIFA për përdorim të substancave të ndaluara gjatë ndeshjeve.

Përjashtimi i tij shënoi edhe fundin e karrierës së tij në futboll dhe më e rënda ishte edhe zhgënjimi i kombëtares që u eliminua pas skandalit të zbuluar. Argjentina nuk ka triumfuar që prej asaj kohe me gjithë se kishte një prej skuadrave më të talentuara disa herë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë