Loading…

Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona

  • 12/01/2017 | 14:06

Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona
 Njerëzit preferojnë gjërat që ndodhen në anën në të cilën është dora e tyre dominuese, kështu që djathtakët gjërat nga ana e djathtë i lidhin me të “mirat”, ndërsa të majtat me “të këqijat”, transmeton Gazeta Metro

Edhe pse mendoni që vendimet i bëni në bazë të moralit dhe logjikës, në fakt dora dominuese është përgjegjëse në masë të madhe, pohojnë ekspertët nga Shkolla për hulumtime shoqërore në New York, shkruan Daily Mail.

Ata kanë studiuar se sa ndikon dora dominuese në vlerat personale, inteligjencë apo moral.

Njerëzit preferojnë gjërat që i gjejnë në anën e të cilave është dora e tyre dominuese.

Kështu vullnetarët djathtakë derisa i kanë pyetur se cilat produkte u pëlqejnë më shumë kanë theksuar produktet në anën e djathtë, ndërsa majtakët në anën e majtë, zbulojnë shkencëtarët.

“Të gjithë pëlqejnë gjëra që i vënë re më lehtë dhe me të cilat përballen më lehtë. Ndërveprimi i djathtakëve është më i mirë me gjërat në anën e djathtë, për ç’arsye ata “të djathtën” e lidhin me të mirën, ndërsa “të majtën” me të keqen”, pohon autori i studimit, Daniel Casasanto.

Ata njerëz të cilëve për shkak të ndonjë arsyeje dora dominuese deri atëherë u bëhet e hendikepuar, mësojnë ta lidhin “të majtën” me të mirën. Nëse “ndryshoni” duart me të cilën shkruani, do të ndryshoni mendjet e tyre, shton ai.

Pasi që më shumë se 90 për qind të njerëzve shkruajnë me dorë të djathtë, ata të cilët dëshirojnë të tërheqin klientë të rinj duhet që produktet e veta t’i reklamojnë në anën e djathtë të gazetave ose ekranit të kompjuterit, shpjegon Casasant.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë