Loading…

Dorëhiqet drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Sale Bytyqi: Konkurron në konkursin që e hapi vet

  • 23/05/2020 | 08:25

Dorëhiqet drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Sale Bytyqi: Konkurron në konkursin që e hapi vet

Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Sale Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë ditë më parë, derisa ka aplikuar në një konkurs të shpallur nga vet ajo sa ishte në drejtori, shkruan Gazeta Metro.


Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës Sale Bytyqi, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, me arsyetimin se dëshiron të kthehet në profesionin e saj.

Drejtoria që e udhëhiqte Bytyqi, kishte hapur konkurs javë më parë për pranimin e stafit të ri shëndetësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Ndër kandidatët për pozitën specialist i/e mjekësisë familjare është edhe drejtoresha e po kësaj drejtorie që e ka hapur konkursin, Sale Bytyqi.

Gazeta Metro ka siguruar dokumentin ku tregohet se ish-drejtoresha ka aplikuar në një konkurs të shpallur nga Komuna.

Konkursi është hapur me 18.05.2020 ku përpos ish-drejtoreshës, janë edhe dy kandidate të tjera.

Lumturije Mujaj-Morina, specialiste e Mjekësisë Familjare dhe Minire Bllaca-Cuholli, Sepcialiste e Mjekësisë Familjare.

Kujtojmë që në fushatën zgjedhore, Bali Muharremaj kishte premtuar se do të siguroj vend të punës brenda territorit të Suharekës për çdo të diplomuar në mjekësi.

Për konkurrimin e Bytqit kanë reaguar edhe partitë opozitare atje. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë