Një muaj pasi u emërua si drejtor i Arsimit në Drenas, Daut Thaçi ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Dorëheqjen e e tij Thaçi e ka bërë publike, duke mos dhënë arsye rreth dorëheqjes.
“E vërtet, kam dhënë dorëheqje, ndërsa arsyet e dorëheqjes ia kam shkruar në një letër e cila gjendet në zyrën e kryetarit”, ka thënë ai, shkruan Arbresh.info.
Thaçi para se të emërohej në këtë detyrë, ishte drejtor shkolle në SHFMU “Abedin Bujupi” në Arllat. Ai në postin e drejtorit ishte emëruar më 3 mars të këtij viti.