Loading…

‘Dorëzohen’ mediat në Serbi: Kështu shkruajnë për mikpritjen që iu bë anglezëve nga kosovarët

  • 17/11/2019 | 23:28

‘Dorëzohen’ mediat në Serbi: Kështu shkruajnë për mikpritjen që iu bë anglezëve nga kosovarët

Për mikpritjen kosovare ndaj mysafirëve anglezë mori vesh pothuajse tërë Evropa.

Mediet e shumta prestigjioze evropiane kanë shkruar për pritjen që Kosova ia bëri Anglisë në Prishtinë.

Mediumi serb, Telegraf.rs, ka raportuar për ndeshjen e sotme Kosovë-Angli. Aty shkruhet se shqiptarët i pritën në mënyrë të veçantë mysafirët anglezë që nga arritja në aeroportin e Prishtinës deri në zbarkimin në “Fadil Vokrri”.

“Para ndeshjes, shqiptarët e Kosovës bënë një pritje të veçantë për mysafirët nga Anglia, që nga momenti kur zbarkuan në Aeroportin e Prishtinës, dhe e njëjta atmosferë u përcoll në stendat e Stadiumit Fadil Vokrri”, thuhet në portalin serb.

Ajo çka shihet është që mediumi në fjalë vazhdon të mos e pranojë Republikën e Kosovës dhe vazhdimisht i referohet si “e ashtuquajtura Kosovë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë