Loading…

Dorëzohen pro-serbët e Frontit Demokratik: Qeveria e Abazović do të bie, po e shohim shumicën

  • 19/08/2022 | 23:30

Dorëzohen pro-serbët e Frontit Demokratik: Qeveria e Abazović do të bie, po e shohim shumicën

Deputeti i Frontit Demokratik Andrija Mandic që e njoftoi propozimin për riformatizim para sa ta njoftonte vet kryeministri Abazovic foli në kuvend i hidhëruar se iu shkoi huq përpjekja, transmeton Gazeta Metro.


Mandic në kuvend tha se “Abazovic ka shumë të meta, por ajo që do të mbetet në kujtesë është se ai tregoi forcë që të ngrihet mbi atë që i takon një politikani të rëndomtë”.

Mandic e tregoi pse e lëvdoi Abazovic dhe i hidhëruar pse po bie, ishte ujdia që e nënshkroi kryeministri Abazovic me Kishën Ortodokse Serbe.

“Kjo qeveri po bie për shkak të marrëveshjes themelore, e pjesërisht për atë që tha Abazovic se qeveria po bie nga ata që janë të interesuar të veprojnë siç bënë më parë” tha ai.

Andrija Mandic u shpreh në kuvend se qeveria do të bie dhe i akuzoi ata që po e rrëzojnë se do të festojnë me kriminelë sipas tij.

“E pamë që është shumica që do të vendoset. Sonte do të festojnë në Bemaks, do të festojnë dilerët e drogës, kontrabandistët e cigareve dhe të gjithë do të thonë Milo Djukanovic e rrëzoi qeverinë” vajtoi Mandic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë