Loading…

Dorëzohet BE’ja pranon të bisedojë për BREXIT me Johnson

  • 21/09/2019 | 08:38

Dorëzohet BE’ja pranon të bisedojë për BREXIT me Johnson

Bashkimi Europian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE’së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të Brexit’it, apo largimit të Britanisë nga blloku europian, transmeton Gazeta Metro.


Komisioni Europian ka thënë të premten se bisedimet teknike janë të fokusuara “në konceptet, parimet dhe idetë që i ka çuar përpara Mbretëria e Bashkuar”.

Bashkimi Europian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE’ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë.

Komisioni ka thënë se është “thelbësore që të ketë zgjidhje ligjore dhe operacionale” në marrëveshjen për Brexit, ku do të përfshihen kushtet e divorcit.

Ky Komision po ashtu ka thënë se BE’ja vazhdon të ketë gatishmëri dhe të jetë e hapur për të diskutuar propozimet që përputhen me të gjitha objektivat e ndalesës” në kufirin irlandez.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku europian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE’ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë