Loading…
Dorëzohet Brukseli: Nisin negociatat tregëtare me SHBA’në
  • 15/04/2019 | 18:26

Dorëzohet Brukseli: Nisin negociatat tregëtare me SHBA’në

BE e gatshme të nisë negociatat me SHBA’të për të arritur një marrëveshje tregëtare deri në fund të vitit tha Komisionerja për Tregëti e BE’së Cecilia Malmstrom, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i SHBA’ve Donald Trump  kërcënoi BE’në me tarifa shtesë por tensionet u ulën me premtimin e nisjes së këtyre negociatave. SHBA’të dhe BE’ja janë partnerët më të mëdhenj tregëtar të njëri tjetrit. Rrjedha e produkteve mes tyre paraqet 30 % të tregëtisë botërore.

Lajmërimin për këtë e dha Komisionerja Malmstrom pasi që vendet anëtare votuan për dy mandate të negociatave të propozuar nga Komisioni Evropian.

Nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vetëm Franca votoi kundër, e Belgët abstenuan nga votimi. Gjermania insistoi më shumë rreth nisjes së këtyre negociatave pasi që industria e tyre e prodhimeve të automjeteve rrezikohej më shumë.

Komisioni Evropian i Tregtisë do të nisë dy palë negociata, njëra për të ndërprerë tarfiat në produktet industriale, e dyta rreth lehtësimit të procesit të certifikimit të produkteve nga të dyja palët.

Komisionerja Malmstrom tha se do të lajmërojë Përfaqësuesin Tregëtar të SHBA’ve Robert Lighthizer, që të përcaktojnë datën e fillimit të bisedimeve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë