Loading…
Dorëzohet Zidane: Madrid ka nevojë për Bale
  • 23/08/2019 | 16:48

Dorëzohet Zidane: Madrid ka nevojë për Bale

Francezi që ishte aq i ashpër me Gareth Bale, jo që i pasionuari i golfit Bale fitoi shumë simpati me sjelljen e tij, është dorëzuar tani pasi nuk mundi ta shiste askund, transmeton Gazeta Metro.


Zidane foli para ndeshjes së nesërme në La Liga duke e nxitur Gareth Bale të kthehet e të dëshmojë se ende është një lojtar i madh. Ndryshim i madh qëndrimi nga sa kishte thënë jo para shumë kohe.

Zinedine Zidane u kthye me premtime të mëdha në bankën e Madrilenëve e spekulohej se kishte shumë kushte për të kthyer pas një sezoni dëshpërues të kampionëve të shumëfishtë të Europës.

Kontrolli i transfereve dhe afrimi i lojtarëve që i kishte zgjedhur vetë trajneri. Por jo vetëm afrimi, ai kishte edhe kërkesa për largim, dy ishin në listën e largimeve, James Rodrigues dhe Gareth Bale. Si duket Zidane ka rënë nën presionin e presidentit të klubit mbretëror, Florentino Perez dhe rrethanave.

Për Bale dihej se nuk respektohej nga Zidane e kishte kërkuar të largohej dhe e kishte bërë publike këtë verë. Transferi në Kinë dështoi dhe Real Madrid nuk arriti t’i gjej vend në asnjë ekip uellsianit pasi vështirë se dikush ta pranoj pagën e tij, shto edhe dyshimet për moshën e tij dhe lëndimet e shpeshta. Askush nuk e dyshon talentin e Bale por personaliteti i tij flegmatik thuhet se nuk i ka shërbyer për mirë as me bashkë lojtarët në zhveshtore./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë