Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl, ka thënë se klubi i tyre ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare për Jude Bellingham, transmeton Gazeta Metro.
Real Madridi thuhet se është në bisedime të avancuara për të arritur një marrëveshje këtë verë me mesfushorin anglez Bellingham, klubi spanjoll objektivi i të cilit është edhe transferimi i sulmuesit të PSG’së, Kylian Mbappe.
Drejtori Kehl ka thënë se Bellingham aktualisht është i fokusuar vetëm në ndeshjen e së shtunës me Mainzin, që do të zhvillohet këtë të shtunë, nga ora 15:30, siç raporton Sky News.
Kjo do të jetë një nga ndeshjet e tyre më të rëndësishme sepse do t’ju japë mundësinë që të luftojnë ende për titullin e kampionit në Bundesligë.
Dortmundi aktualisht është i pari në tabelë, me 70 pikë, ndërsa Bayern Munich është menjëherë pas tij me 68 pikë./gazetametro.net