Loading…

Dosjet për dëme të luftës për herë të gjashtë në Kushtetuese

  • 20/09/2019 | 18:57

Dosjet për dëme të luftës për herë të gjashtë në Kushtetuese

Dosjet për dëme të luftës për herë të gjashtë janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata për Dëme të Luftës ‘Ngritja e Zërit’, transmeton Gazeta Metro.


Shoqata për Dëme të Luftës ‘Ngritja e Zërit’, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Kryetari i shoqatës ‘Ngritja e Zërit’, Jahir Bejta, ka deklaruar se shpreson që Gjykata Kushtetuese të korrigjojë lëshimin e bërë nga Gjykata Supreme.

Në një intervistë në Magazina Zgjedhore ai vlerësoi se sistemi i drejtësisë kosovare nuk funksionon siç duhet.

“Ne dyshojmë në sinqeritetin e gjyqësorit ngase kemi juristë dhe ekspertë në majat e drejtësisë që nuk kanë kredibilitet moral”.

Ai gjithashtu pati kritika lidhur me përkrahjen e ofruar ndaj organizatës ‘Ngritja e Zërit’.

“Nuk kemi përkrahje meritore nga institucionet në nivel lokal, as ato të nivelit qendror. Do të duhej të shtriheshim në të gjitha komunat. Kemi bërë kërkesa të pareshtura që të na jepen mundësi sado të vogla, të kemi ndonjë zyrë, mirëpo ata vazhdimisht heshtin”.

“Ne si organizatë kemi trokitë nga Zyra e Presidentit, te Kuvendi, te Kryeministri e deri tek Ministrat e Drejtësisë. Nuk na kanë hapur derën”.

Bejta bëri të ditur se Gjykata Kushtetuese është instanca e fundit ku mund të drejtohen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë