Loading…

DPT-ja rikujton taksapaguesit të riaplikojnë për certifikatën elektronike

  • 09/12/2021 | 14:32

DPT-ja rikujton taksapaguesit të riaplikojnë për certifikatën elektronike

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sjellë në vëmendjen e tatimpaguesve marrjen e masave pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.


Kjo vlen për taksapaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanë nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike në kuadër tё procesit tё Fiskalizimit,

Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetëm tatimpaguesve, tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Çertifikatën Elektronike.

Referuar administratës tatimore, dokument ka njё vlefshmёri një vjeçare, me njё kosto prej katër mijë lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin.

Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Për sa i përket mënyrës së riaplikimit, ai ёshtё i njёjtё me atё qё është vepruar edhe herёn e parё.

Mjafton të klikohet online te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-Albania dhe të zbatohen me radhё tё gjithё hapat e treguar aty.

Gjithashtu mund tё ndiqet edhe videoja nё kanalin zyrtar nё Youtube tё DPT-sё ku shpjegohen nё mёnyrё tё detajuar veprimet qё duhet tё kryhen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë