Loading…

Draft ligji për FSK-së pritet të dërgohet përsëri gjatë kësaj jave, Qeveria hesht

  • 30/04/2018 | 17:15

Draft ligji për FSK-së pritet të dërgohet përsëri gjatë kësaj jave, Qeveria hesht

Draftligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me të cilin po mendohet t’i ndihmohet procesit të themelimit të ushtrisë së Kosovës, pritet që gjatë kësaj jave të dërgohet në Qeveri, ndonëse ishte paraparë që i njëjti të dërgohet gjatë ditës së sotme.

Kjo shtyrje ka ndodhur pasi që Ministria e Financave ende nuk e ka harmonizuar me kornizën afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2019-2021 të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, as Ministria e Integrimeve nuk e ka dhënë ende pëlqimin nëse draftligjet janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së, shkruan gazetametro.net.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në FSK ka thënë se Ministria me kohë i ka bërë kërkesat te Ministria e Financave për deklaratë financiare të  kostos buxhetore si dhe dhënies së pëlqimit nga Ministria e Integrimeve Evropiane, që draft ligjet janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së.

“Aktualisht pritet që Ministria e Financave,  ta harmonizojë së shpejti me  KASH-in (Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për periudhën 2019-2021) të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas premtimeve që kemi nga këto dy ministri, Draft Ligjet  e kompletuara gjatë kësaj jave  do të dërgohen në  Qeveri”, tha Shala.

Nga zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Integrimeve Evropiane rreth asaj se kur pritet t’i japin rekomandimet, nuk janë përgjigjur në lidhje me këtë./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë