Loading…

Drama në fund të ndeshjes, Mura ia shkakton humbjen e parë Contes me Tottenham

  • 25/11/2021 | 22:41

Drama në fund të ndeshjes, Mura ia shkakton humbjen e parë Contes me Tottenham

Skuadra sllovene Mura ka befasuar Tottenham Hotspur, ku si vendase e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, nedshje kjo e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Konferencës.


Njëkohësisht, që nga emërimi si trajner i Tottenham, Antonio Conte ka shijuar humbjen e parë pas katër ndeshjeve me skuadrën angleze, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes së sotme, ishin pikërisht sllovenët të cilët e zhbllokuan rezultatin, ku mesfushori Tomi Horvat shënon në minutën e 11’ për ta kaluar skuadrën e Muras në epërsi prej 1:0.

Tottenhami pas golit të pësuar u hendikepua edhe në minutën e 32’ të ndeshjes, pasi që Ryan Sessegnon ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja.

Golin e barazimit skuadra e Tottenham e gjeti përmes sulmuesit anglez Harry Kane, i cili shënon në minutën e 72’ për 1:1.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, ishte sulmuesi Amadej Marosa ai i cili ishte heroi i skuadrës së Muras, pasi që shënoi golin e fitores për sllovenët në minutën e 90’+4 shtesë të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, këto ishin pikët e para për skuadrën e Muras në këtë fazë të grupeve, ku renditet në vendin e fundit në tabelë me gjithsej tre pikë, katër sosh më pak se kundërshtari i sotëm Tottenham, që zë vendin e tretë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Muras.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë