Loading…

Dramë në “San Siro”: Interi mposht Fiorentinën në ndeshjen që u shënuan shtatë gola

  • 26/09/2020 | 23:33

Dramë në “San Siro”: Interi mposht Fiorentinën në ndeshjen që u shënuan shtatë gola

Interi dhe Fiorentina kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme, duke realizuar shtatë gola, e ku në fund fitues dolën neroazurrët që fituan 4-3.


Dy skuadrat dhuruar spektakël me aksione të bukura dhe golat.

Ndeshja nisi më mirë për Fioren që shënuan që në minutën e 3-të, ku Giacomo Bonaventura pason te Cristian Kouame i cili shënon në portën e zbrazët për 1-0.

Interi hidhet në sulm të kërkojë golin e barazimit, por e gjen vetëm në fundin e pjesës së parë.

Lautaro Martinez barazon shifrat me një goditje të bukur nga distanca (1-1).

Në minutën e 52-të, Interi mori epërsinë. Federico Ceccherini shënoi në portën e tij pas një goditje të Lautaros (2-1).

Por Fiore nuk u dorëzua dhe pas shtatë minutash gjejnë barazimin.

Gaetano Castrovilli merr një top të bukur në zonë nga Franck Ribery për të shënuar për 2-2.

Pas dy minutash, në minutën e 63-të, Ribery sërish asiston, kësaj radhe për Federico Chiesan, që shënoi për 3-2.

Por Interi nuk u dorëzua dhe vazhdonte me sulme, por Romelu Lukaku nuk ishte në formën më të mirë dhe humbi disa raste.

Kur erdhi minuta e 87-të, Interi e gjeti barazimin. Achraf Hakimi harkon në zonë për Romelu Lukakun, i cili më në fund shënon për  3-3.

Vetëm pas dy minutash Interi e shënoi golin e fitores. Alexis Sanchez gjen bukur Danilo D’Ambrosio i cili shënon nga afër për 4-3 dhe fitoren e parë të zikaltërve në këtë sezon.

Interit tani ka tri pikë, pasi ndeshja e parë e tyre është shtyrë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë