Loading…

Dramë në Superkupën e Italisë, Interi mposhtë në sekondat e fundit Juventusin

  • 12/01/2022 | 23:40

Dramë në Superkupën e Italisë, Interi mposhtë në sekondat e fundit Juventusin

Interi e ka fituar trofeun e parë sezonal duke rrëmbyer Superkupën e Italisë pas fitores ndaj Juventusit me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.


Dy golat e kohës së rregullt u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Ishte Juventusi që kaloi në epërsi në minutën e 25’ të ndeshjes pas një hutie të shkaktuar në mbrojtjen e Interi dhe të cilën e shfrytëzoi shumë mirë Mc Kennie.

Goli i barazimit nga Interi erdhi në minutën e 35’ nga penalltia të cilën e fitoi Edin Dzeko dhe e ktheu në gol Lautaro Martinez.

Pjesa e dytë nuk solli gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Por, kur po mendohej se do të ishin penalltitë ato që do ta përcaktonin fituesit, një gabim fatal në mbrojtjen e Juventusit e shfrytëzoi Alexis Sanchez i cili shënoi për 2-1 në minutën e 120.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë