Loading…
Dramës së Elseid Hysajt në Napoli i erdhi fundi, flet agjenti i tij
  • 25/08/2019 | 15:28

Dramës së Elseid Hysajt në Napoli i erdhi fundi, flet agjenti i tij

Telenovelës Hysaj duket se i erdhi fundi, mbrojtësi i Kombëtares, do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe në sezonin e ardhshëm, dje nisi ndeshjen në krahun e djathtë të mbrojtjes në fitoren e mundimshme ndaj Fiorentinas, transmeton Gazeta Metro.


Pavarësisht zërave të shumta që turbulluan merkaton, shkodrani nuk mundi të lëvizte, duke mbetur kështu te skuadra e Carlo Anceloti.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i Hysajt, Mario Giufredi, që në një prononcim për mikrofonin e “TMW”, u shpreh shkurtimisht: “Hysaj do të mbetet te Napoli”.

25-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te skuadra e kaltër, teksa do t’i duhet shumë punë për të bindur trajneri./gazetmetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë