Loading…
Drecun: Gabojnë ata që mendojnë se ideja e përkufizimit është vetëm një vijë, bëhet fjalë për një propozim si Dejtoni
  • 20/05/2019 | 22:49

Drecun: Gabojnë ata që mendojnë se ideja e përkufizimit është vetëm një vijë, bëhet fjalë për një propozim si Dejtoni

Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se e mbështetë Aleksandar Vucic’in në arritjen e një zgjidhjeje paqësore, të qëndrueshme e specifike për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Kuvendi i Serbisë do të mbajë seancën e jashtëzakonshme për Kosovën me 27 maj, në të cilën do të raportoj Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ku Milovan Drecun kujtoi sot se ideja e ‘përkufizimit’ e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, detajet e së cilës nuk u zbuluan asnjëherë për publik, pati shumë kundërshtarë në opinionin publik serb, por ai i takon grupit të njerëzve që e mbështetë plotësisht, tha Drecun për rrjetin televiziv N1.

Milovan Drecun shtoi se disa e kanë paramenduar si një vijë apo kufi që ndanë shqiptarët e serbët, ai vazhdoi me “ Situata është me ndërlikuar e do të mund të identifikohej në disa pika edhe me marrëveshjen e Dejtonit, që të mos keqkuptohem. Duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, shqiptarët thonë se janë të pavarur vetëm duhet Serbia të na njohë, mori fund. Kemi këndej serbët që thonë se nuk ka përfunduar, nuk ju pranojmë kurrë, e tash janë shfaqur amerikanët që thonë se po, tregimi nuk  ka përfunduar, duhet arritur marrëveveshje me Beogradin. Këtu shohim rastin që fuqitë e mëdha më në fund të lejojnë zgjidhje kompromisi. Që të mos jemi vetëm ne humbësit” tha Milovan Drecun.

Sipas Milovan Drecun mbledhja e thirrur e kuvendit të Serbisë më 27 maj nuk do të jetë e fundit rreth aktiviteteve të kuvendit serb, në qershor do të propozohet edhe një rezolutë ku do të dënohen pastrimi etnik që kreu UÇK dhe që po vazhdon të kryejë sipas tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë