Loading…

Drecun: Prishtina deshi ta ndryshonte marrëveshjen

  • 18/11/2016 | 16:46

Drecun: Prishtina deshi ta ndryshonte marrëveshjen

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar për ‘Kosovë e Metohi’ në parlamentin serb, deklaroi të premten se përfaqësuesit e palës kosovare në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, kanë tentuar gjatë javës që ta ndryshojnë marrëveshjen për telekomunikacionin të arritur të dielën në Bruksel, raporton b92.

Megjithatë, sipas zyrtarit serb, Brukseli reagoi ashpër ndaj Prishtinës duke e bërë të qartë se marrëveshja e arritur nuk mund të ndryshohet më.

“Prishtina dëshiron që marrëveshjen për telekomunikacion ta paraqesë si çështje politike dhe jo si marrëveshje e cila përmirëson jetën e të gjithë qytetarëve të ‘Kosovës e Metohisë”, tha Drecun.

Drecun shtoi se Kosovës nuk i është dhënë kod ndërkombëtar telefonik dhe se Serbia mund ta tërheqë kodin kur të dojë.

“Nëse do të ishte shtet, ata (Kosova) do ta siguronin vet kodin telefonik dhe nuk do të kishin pse ta kërkonin një gjë të tillë nga Serbia”, përfundoi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë