Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ukrainase po kryejnë sulme masive ndaj linjave mbrojtëse të Rusisë në Ukrainë gjatë të dielës dhe të hënës, transmeton Gazeta Metro.
Autoritetet e Kievit kanë thënë se sulmet e raportuara nga rusët janë pjesë e fushatave dezinformuese nga ta. Sipas raportimeve ndërkombëtare, Ukraina po përgatitet për një kundër ofensivë ndaj Rusisë.
Një zyrtarë i instaluar rus në rajonet lindore të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia Vladimir Rogov ka thënë të hënën se forcat ukrainase kanë kryer sulm masiv ndaj rajonit të Donetskut, sulm të cilin sipas tij rusët e kanë mbrapsur, raporton The Associated Press.
Ai shtoi se sulmi i së hënës ka qenë më i fortë se ai i së dielës ku sipas tij forcat ukrainase kanë tentuar të qajnë linjën mbrojtëse të rusëve.
Rogov deklaroi që këto lëvizje të ushtrisë ukrainase janë pjesë e një përpjekje të ukrainasve që të arrijnë në Detin Azov dhe të krijojnë korridor tokësorë drejt Gadishullit të Krimesë të cilin Moska e ka aneksuar në vitin 2014.
Analistët ndërkombëtarë ushtarak kanë thënë se kjo strategji është e mundshme për shkak se kjo gjë do të ndante forcat ruse në Ukrainë në dysh dhe kështu do të dëmtonte zinxhirin ushtarak rus të furnizimit. Ky rajon ka qenë bastion ushtarak i rusëve që nga fillimi i luftës me 24 shkurt të vitit 2022./gazetametro.net