Loading…

Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë

  • Nga

  • MERO BAZE

  • 27/06/2020 | 22:49

Drejtësia politike, e mundi politikën me drejtësinë

Debati mbi anulimin e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, ka devijuar tek fakti i përdorimit të Gjykatës Speciale për qëllime politike. Dhe nuk është se dyshimet janë të pabazuara.


Shkruan: Mero Baze

Deklaratat e shumë diplomatëve perëndimorë, kanë filluar ta trajtojnë normale përdorimin e Gjykatës Speciale për të prishur  takimin e Uashingtonit, si një mënyrë që sipas tyre, Hashim Thaçi të mos merrte garanci politike për gjykimin.

Për fat të keq, këtë e kanë thënë disa diplomatë me emër dhe nga ata që janë marrë me çështjen e Kosovës.

Ky debat është e vetmja mënyrë që drejtësia të dëmtohet përgjithnjë. Dhe këtu kam parasysh dhe përgjegjësinë e disa liderëve të UÇK, për akuzat ndaj tyre.

Kjo histori nis qysh me pranimin prej udhëheqësve të pamësuar të Kosovës, të standartit të formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Gjykata Speciale për Kosovën, u pranua nën perceptimin e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë. Porjekti i EULEX, thuajse ishte një dështim, që në fakt duhet të turpëronte Perëndimin, por dëmtoi Kosovën.

Liderët kosovarë, nën presionin e hapave të mëtejshëm të Kosovës drejt Perëndimit dhe përgjegjësive të tyre, pranuan Gjykatën Speciale, si një mënyrë që të mos ishin pengesë për bllokimin e Kosovës. Por dhe këtu ata ja besuan Perëndimit statusin e kësaj gjykate.

Standarti që ka Gjykata Speciale e Kosovës për të pranuar një akuzë, është i ndryshëm nga standarti që ka pas gjykata për krimet e luftës në ish- Jugosllavi, apo që ka Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ndryshe nga ato, Gjykata Speciale për Kosovën ka standartin që gjyqtari mund të pranojë shumë akuza dhe t’ia lërë gjyqit t’i provojë, ndërkohë që konrmimi i padisë zyrtare mund të zgjasë me muaj.

Standarti më i ulët është se në Gjykatën Speciale të Kosovës, standarti për të nisur një gjyq, nuk bazohet në prova, por në “dyshime të mirëbarazuar”.

Të gjitha këtë lëshime, ose më mirë të themi ndikime, që i janë bërë palës kosovare për Gjykatën, kanë ardhur nga histori të dështimit të drejtësisë në Kosovë dhe historitë e zhdukjes së dëshmitarëve për disa raste të tjera.

Politikanët e Kosovës i kanë pranuar këto së pari në kushtet e padijes, por dhe të presionit. Tani ky standart është i tillë që e bën atë Gjykatë të përdorshme politikisht.

Është kjo arsyeja që diplomatët më në zë të Perëndimit po e trajtojnë dështimin në Uashington, me qetësi, si të siluruar nga Gjykata Speciale për Kosovën.

Ata kanë qenë të qartë që kjo Gjykatë është një mekanizëm politik, pasi liderët e Kosovës e kanë pranuar vetë si të tillë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë