Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka eliminuar Muhamed Samir Muhamed Washah, një terrorist të Hamasit që operonte nën maskën e një gazetari të Al Jazeera. Veprimi erdhi pas identifikimit të tij si një kërcënim konkret për trupat në terren dhe sigurinë rajonale, transmeton Gazeta Metro.
Washah nuk ishte vetëm një emër i zakonshëm në listë.
Ai drejtonte një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit të raketave dhe armëve të Hamasit, duke koordinuar prodhimin dhe transferimin e tyre nëpër Gazë. Çdo armë e dalë nga duart e tij rrezikonte jetën e civilëve dhe ushtarëve.
Përveç rolit në armatim, Washah ishte aktiv edhe në planifikimin e sulmeve ndaj forcave izraelite. Strategjitë e tij ishin të detajuara dhe synonin të godisnin trupat në terren, duke rrezikuar stabilitetin e zonës dhe sigurinë e popullatës./gazetametro.net