Loading…

Drejtoresha e komunës në Prizren përshëndet familjet e dëshmoreve me fjalën ‘dobrodoshlli’

  • 12/06/2021 | 13:16

Drejtoresha e komunës në Prizren përshëndet familjet e dëshmoreve me fjalën ‘dobrodoshlli’

Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, ka përshëndetur familjet e dëshmorëve në Prizren, me fjalën ‘dobro dosli’ në gjuhën serbe, shkruan Gazeta Metro.


Në një ceremoni përkujtimore për dëshmorët e kombit në Prizren, Drejtoresha e Komunës, Sevil Kazaz, ka përshëndetur familjet e dëshmorëve me një fjalë në gjuhën serbe.

Fillimisht ajo ka përshëndetur kryetarin dhe pjesëmarrësit e tjerë, derisa ka folur për Muzeun e Dëshmorëve që është përuruar në këtë komunë.

Në fund ajo në gjuhën serbe i ka përshëndetur familjet e dëshmorëve dhe pjesëmarrësit me fjalën serbe ‘dobrodoshlii’ që në shqip i bie ‘mirësevini’.

Më poshtë shikoni videon nga minuta 04:20. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë