Loading…
Drejtoresha e UNICEF’it, fjalë të mëdha për kosovaren Eurisa Rukovci
  • 08/03/2019 | 22:19

Drejtoresha e UNICEF’it, fjalë të mëdha për kosovaren Eurisa Rukovci

Eurisa Rukovci është drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Social Lab” dhe ideatore e platformës “Shnet”, aplikacionit të parë mobil në gjuhën shqipe mbi shëndetin seksual.


Në videon e realizuar për nder të 8 Marsit, drejtoresha gjenerale e UNICEF-it, Henrietta Fore, e lavdëroi Eurisën si një storje suksesi dhe si një shembull të një vajze që lufton për ëndrrat e saj. Videoja është realizuar nga UNICEF dhe sjell disa shembuj vajzash e grash të suksesshme që angazhohen për përparim shoqëror në vendet e tyre.

Po ashtu, më 8 mars, faqja zyrtare e UNICEF-it e botoi një artikull/blog të shkruar nga vetë Eurisa, ku ajo e shpjegon rrugëtimin dhe rëndësinë e “Shnet”-it. Artikulli i botuar në blogun zyrtar të UNICEF-it mori qindra shpërndarje dhe pëlqime.

Eurisa Rukovci është një psikologe e re nga Prishtina. Pos angazhimit në “Social Lab” dhe “Shnet”, ajo është e angazhuar edhe si aktiviste për të drejtat e grave. Njëherazi, Eurisa është përkthyese librash, ndërkohë që si shkollare e re merret edhe me hulumtime shkencore sociopsikologjike.

“Shnet” është menaxhuar nga Eurisa dhe dy koleget e saj psikologe, Dea Rexhepi dhe Tuena Govori, si dhe është mbështetur nga UNICEF dhe UN Women./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë