Loading…

Drejtoresha në Suharekë që e hapi vet konkursin në QKMF, del e para në listën e konkurrentëve

  • 06/06/2020 | 09:06

Drejtoresha në Suharekë që e hapi vet konkursin në QKMF, del e para në listën e konkurrentëve

Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Sale Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë ditë më parë, derisa ka aplikuar në një konkurs të shpallur nga vet ajo sa ishte në drejtori. Në këtë konkurs ajo ka dalë e para në intervistën me shkrim, ku ka arritur të mbush 94 pikë nga 100 sa kanë qenë gjithsej, shkruan Gazeta Metro. 


Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës e cila udhëhiqej nga Sale Bytyqi, në fund të muajit prill gjersa po përballej me pandeminë kishte shpallur katër vende të lira të punës.

Në këtë konkurs kërkohej një specialist/e i/e Mjekësisë Familjare në QKMF, një farmacist, një infermier/e dhe një shofer.

E pikërisht në këtë konkurs kishte konkurruar Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës Sale Bytyqi, e cila para se të konkurronte kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, me arsyetimin se dëshiron të kthehet në profesionin e saj.

Drejtoria ka publikuar dje rezultatet e intervistës me shkrim për kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe në pozitën e specialistes së Mjekësisë Familjare, Sale Bytyqi ka dalë e para në listë duke plotësuar testin rreth 95 % të tij.

Në këtë pozitë kanë aplikuar tre konkurrent, mirëpo ish-drejtoresha Sale Bytyqi ka dalë e para.

Gazeta Metro ka siguruar dokumentin e rezultateve dhe aty bëhet e ditur se kandidatët që e kanë kaluar mbi 50% të testit me shkrim do të ftohen në intervistën me gojë. /gazetametro.net

Dorëhiqet drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Sale Bytyqi: Konkurron në konkursin që e hapi vet

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë