Loading…

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor takohet me Ymerin (Foto)

  • 09/03/2017 | 10:55

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor takohet me Ymerin (Foto)

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, u takua sot me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdim të takimeve me përfaqësues të autoriteteve politike të Kosovës.


Takimin e saj me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka bërë publik zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, mirëpo pa dhënë ndonjë detaj apo temë se çka u bisedua mes dy palëve pjesëmarrëse.

Përndryshe, Calavera dje u takua me përfaqësuesit e tjerë të opozitës kosovare, Jakup Krasniqin nga NISMA për Kosovën, dhe Ardian Gjinin nga AAK’ja. /gazetametro.net

ymeri-2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë