Loading…

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Naser Ramadani acarohet: S’ka kohë për pyetje e përgjigje, respektoni rekomandimet

  • 27/03/2020 | 08:16

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Naser Ramadani acarohet: S’ka kohë për pyetje e përgjigje, respektoni rekomandimet

Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se 32 rastet në Malishevë janë raste të kontaktit dhe kanë nisur të mbyllen, gjë që është mrekullia që po bëjnë ekipi i pakët i mjekëve, të cilët punojnë nga 18 deri 20 orë, transmeton Gazeta Metro.


Ramadani ishte qartazi i zemëruar me kërkesat e shtimit të lirisë së lëvizjes që konsideron se shtojnë rrezikun, si dhe nuk tregoi shumë durim për këtë.

“Respektoni rekomandimet e institutit. Mos të pyesin më, nuk ka kohë për pyetje dhe përgjigjeve. Kjo është e tmerrshme, kërkojnë të shtohen lëvizja, na ndihmoni ta kryejmë punën e tonë. Kjo është çmenduria më e madhe që kam parë ndonjëherë. Është e tmerrshme me na pengu në punën tonë dhe nëse ndodhë kështu nuk do ta kemi nën kontroll virusin. Virusi Korona ka ardhur për të shpëtuar njerëzit nga njerëzit”, tha ai për Radio Televizionin Dukagjini.

Duke folur për rastet në Prishtinë, ai tha se krejt janë raste të kontaktit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë