Loading…

Drejtori i KEDS-it dorëhiqet, nuk kthehet pa punëtorët e larguar jashtëligjshëm

  • 13/12/2016 | 18:08

Drejtori i KEDS-it dorëhiqet, nuk kthehet pa punëtorët e larguar jashtëligjshëm

Drejtori i KEDS-it në Mitrovicë nuk do ta ushtrojë detyrën e deritanishme, pas largimit nga puna të punonjësve në këtë kompani, shkruan Gazeta Metro.


Agron Haxhiu, deri tani drejtor, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë për shkak të moskthimit të punëtorëve në punë, gjë që ishte kërkuar në vazhdimësi, madje për të këtë çështje ishin lëshuar dy vendime të Inspektoratit të Punës.

Me Haxhiun nuk ka qenë e mundur të kontaktohet, mirëpo Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, ka shprehur paknaqësitë me moskthimin e punëtorëve në punë me anë të një letre.

“Ju jeni dëshmitar këto ditë, se si ky menaxhment po i keqpërdorë punëtorët dhe po manipulon me konsumatorët, pasi që nuk po zbaton vendimet ekzekutive të Inspektoratit të Punës, që t’i kthej punëtorët në punë, sepse i ka larguar pa bazë, si dhe nuk zbaton Ligjin e Punës dhe Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Për 3 vite u larguan mbi 300 punëtorë nga puna në mënyrë të kundërligjshme dhe në anën tjetër përmes një Akademie Turpi, shfrytëzon mjerimin dhe varfërinë e këtij vendi, duke marrë punëtorë me një pagë minimale me vetëm 170 euro në muaj dhe nën anën tjetër duke punësuar edhe të tjerë pa konkurs fare.

Ditë më parë shikuam dokumentarin e shitjes së Distribucionit ku Qeveritarët dhe organizatat Joqeveritare pohuan se si ka rrjedh ky proces i privatizimit, e patë ish Ministrin Beqaj ku thoshte se do të investohej e do të përmirësohet furnizimi, ndërsa nën anën tjetër këta pronar me kredi kishin blerë këtë aset më të rëndësishëm të vendit tonë dhe sot qarkullon mjete sa gjysma e buxhetit të shtetit tonë dhe fiton me qindra miliona euro, gjithnjë duke dërguar këta miliona në Turqi, pasi që edhe letrën thonin se e sjellin nga atje. Derisa në Mal të Zi Distrubucioni ishte shitur me vetëm 49% të aksioneve me tre herë më pak konsumatorë se sa tek ne për 500 milionë euro, ndërsa Distribucioni ynë ishte dhënë thuajse dhuratë me një çmim minimal”, thuhet në letrën FSPE-së.

Por, duke se çështja e kthimit të punëtorëve nuk do të përfundojë me dorëheqjen e drejtorit Haxhiu, pasi sindikatat e këtyre punëtorëve kanë premtuar masa të tjera deri në kthimin e tyre.

Pas protestët së sotme në Mitrovicë, ata kanë thënë se do të vazhdohet me protesta edhe në qytetet tjera të Kosovës, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e grevës.

Megjithë dorëheqjen e Haxhiut, kjo nuk është zyrtarizuar nga KEDS-i në Prishtinë. Ata nuk e kanë miratuar dorëheqjen e Haxhiu, nga i cili po kërkojnë të kthehet në vendin e punës, mirëpo ky i fundit është treguar i vendosur të mos kthehet derisa të kthehen edhe punëtorët e larguar nga puna./gazetametro.net/

keds-foto-xhemail-sllovinja-7_6238-696x375

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë